Sport

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kombeve: Dy yjet e Kosovës përkrah Virgil van Dijkut dhe Christian Eriksenit

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kombeve: Dy yjet e Kosovës përkrah Virgil van Dijkut dhe Christian Eriksenit
11:16 | 28 Shtator 2022

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton FrontOnline.

Liga e Kombeve tashmë ka publikuar formacionin më të mirë të javës.

Pjesë e 11-shes më të mirë janë edhe dy yjet e Kosovës, Vedat Muriqi e Florent Muslija.

Madje Muriqi është futbollisti i dytë me notën më të lartë në formacion, 8.9.

Notë të lartë ka edhe Muslija, 8.7.

Dy futbollistët e Kosovës kanë zënë vend në formacion krah superyjeve si Virgil van Dijk e Christian Eriksen./FrontOnline/

Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi

Të tjera