Ballkani do ta shkruajë sonte historinë duke marrë pjesë për herë të parë në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës në futboll do të luajë sonte në garën më të madhe për klube, Liga e Kampionëve, raporton FrontOnline.
Në rrethin e parë eliminator, skuadra që drejtohet nga Ilir Daja do të ketë punë të lehtë – të paktën në letër.
Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për shtyp kishte paralajmëruar se do të sjellë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara, teksa ka shtuar se ka përgatitur dy skema të ndryshme për lojën.
Formacioni i mundshëm me të cilin mund të paraqitet skuadra suharekase.
Ballkani shkruan sonte historinë, debuton në Ligën e Kampionëve kundër Zalgirisit
Ballkani (4-3-3): Dashnor Balaj (GK); Armend Thaçi, Arbër Potoku, Astrit Thaqi, Egzon Sinani; Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica; Albion Rrahmani, Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo sfidë luhet nga ora 20:00./FrontOnline/

Të tjera
-
08:57 | 10 Gusht 2022
-
08:54 | 10 Gusht 2022
-
08:51 | 10 Gusht 2022
-
08:49 | 10 Gusht 2022
-
08:48 | 10 Gusht 2022
-
08:27 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:18 | 10 Gusht 2022
-
08:17 | 10 Gusht 2022
-
08:15 | 10 Gusht 2022
-
08:06 | 10 Gusht 2022
-
08:01 | 10 Gusht 2022