×
  • Auto
  • Auto

    Ford arrin marrëveshje me Tesla për të fituar qasje në stacionet e tyre të karikimit të veturave

    FrontOnline
    27 Maj 2023

    Ford Motor të enjten bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me Tesla e cila do t’i lejojë pronarët e veturave elektrike të saj të kenë qasje në mbi 12 mijë njësi të Tesla Supercharger në Amerikën e Veriut që nga fillimi i vitit 2024.

    Lidhja midis rivalëve e bën Ford-in prodhuesin e parë të madh të veturave që përqafon standardin e karikimit të Tesla-s, duke i dhënë prodhuesit të automjeteve qasje në rrjetin më të madh të Superchargers me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara.

    Qasja në stacionet e karikimit deri më tani konsiderohet si një nga pengesat kryesore në pranimin më të gjerë të veturave elektrike, kanë deklaruar analistët e tregut, shkruan Reuters, përcjell FrontOnline.

    Tesla nëntorin e vitit të kaluar ka bërë të ditur se do të hapte modelin e vet të tarifimit për prodhuesit e tjerë të automjeteve dhe operatorët e rrjetit të tarifimit.

    Një përshtatës i zhvilluar nga Tesla do t’u sigurojë Ford EV-ve të pajisura me portin e Sistemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) qasje në Superchargers V3 të Tesla.

    Ford do t’i pajisë veturat elektrike të ardhshme me standardin e karikimit të Tesla-s, duke hequr nevojën për një përshtatës për qasje të drejtpërdrejtë në Tesla Superchargers, duke filluar nga viti 2025.

    “Ideja është që ne nuk duam që rrjeti i Tesla Supercharger të jetë si një kopsht me mure. Ne duam që ai të jetë diçka që mbështet elektrifikimin dhe transportin e qëndrueshëm në përgjithësi”, tha drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, gjatë një bisede në Twitter Spaces me drejtorin ekzekutiv të Ford, Jim Farley./FrontOnline/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Auto28 Shtator 2023
    Ndërsa rivalët e tij republikanë u përballën në debatin e dytë televizivë, ish-Presidenti Trump vendosi të mbajë fjalim në një kompani të...
    Auto27 Shtator 2023
    Volkswagen do të pezullojë prodhimin e dy modeleve elektrike ID.3 dhe Cupra Born në fabrikat e tij në Zwickau dhe Dresden në...
    Auto26 Shtator 2023
    Nissan ka njoftuar se nga tani do të lansojë vetëm automjete plotësisht elektrike në Evropë si pjesë e planeve për të shitur...
    Të tjera
    Sport29 Shtator 2023
    Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Alejandro ‘Papu’ Gomez me një kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. 35-vjeçari arrin si transferim...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan. Kurti e...
    Lajme29 Shtator 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit për sulmin në Banjskë ndodhen në Serbi....
    Lajme29 Shtator 2023
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë dhënë një mediumi në Shqipëri ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe...
    Lajme29 Shtator 2023
    Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti Dushan Janjiq deklaroi në një intervistë në “Info Plus” në RTK, se grupi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.