×
  • Lajme
  • Lajme

    Forcat serbe ia dogjën fëmijët, gruan e prindërit, Fadil Muqollit i mbetën kujtim vetëm librat e fëmijëve të tij

    FrontOnline
    29 Nëntor 2021

    Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Muqollit, forcat serbe ia vranë katër fëmijët, bashkëshorten, prindërit, gruan e vëllait dhe dy fëmijët e vëllait në Masakrën e Poklekut ku u vranë e shkrumbuan 47 njerëz.

    “Më datën 17 prill, 1999 mbi fshatin tonë u bë një sulm i tmerrshëm nga të gjitha anët”, ka thënë Pokleku në Opinion me Blendi Fevziun, përcjell Klan Kosova.

    “Forcat serbe kanë hyrë në fshat dhe kanë shkuar në banesën ku gjendeshin 53 persona. I kanë nxjerrë jashtë i kanë numëru dhe i kanë futur prapë brenda”.

    “Pas 10 minutash, 30 metër prej shtëpisë kanë nxjerrë babën tim dhe Imerin dhe i kanë ekzekutuar. Të tjerët ishin të gjithë gra dhe fëmijë. Pasi kanë ekzekutuar babën dhe Imerin, janë kthyer ku kanë qenë krejt në një dhomë 51 veta. Ua kanë hapur derën dhe ju kanë gjuajtur 2 bomba. Kur është qetësuar prej bombave kanë hap derën dhe kanë qëllua me pushkë automatike”.

    “Në atë masakër kanë qenë 23 fëmijë prej moshës 6 muajshe deri në moshën 13-vjeçare. Ne mesin e njerëzve në familjen e ngushtë kam: 2 prindër, katër motra, bashkëshortja me 4 fëmijë dhe bashkëshortja e vëllaut me dy fëmijë. Në atë masakër, familjarë janë 33. Dhoma ku u krye masakra është bodrum, edhe sot është gjaku. Janë kthyer dhe kanë djeg shtëpinë”.

    “Të nesërmen kemi planifikuar me i marr me i varros. Ata kanë hyrë dhe i kanë djeg dhe një herë. Kocka më e madhe ka qenë sa paketa e cigareve. I kishin përgatit në dy cepat e shtëpisë eshtrat për me i zhduk. Kemi hyrë i kemi mbyll dritaret me batanije dhe mblodhëm ato kocka të mbetura. I kemi çuar në mal, në një bunker dhe deri pas lufte i kemi lënë aty. Në një varr janë 51 eshtra”.

     

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.