×
  • Lajme
  • Lajme

    Foli për krimet kundër shqiptarëve, dyshohet se serbit tash i është vendosur një GPS në këmbë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar në llogarinë e tij në facebook, disa fotografi të Vladimir Markoviq.

    Markoviq është një dëshmitar i luftës në Kosovë, i cili në intervistën e dhënë në emisionin “Udhëve” në RTK, ka dëshmuar për masakrat e kryera nga forcat serbe mbi shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së vitit 1998-99.

    Për më tepër ai ka rrëfyere dhe vendin ku ka trupa shqiptarësh të varrosur në varreza masive në Serbi.

    Ndërkohë, në fotografitë e publikuara nga Musliu të këtij dëshmitari, ai deklaron se  Vladimir Markoviq, që këmbë ka të vendosur  GPS që bën të mundur monitorimin e lëvizjeve të tij ose arrestin shtëpiak.

    “Këtë fotografi ma dërgoi një serb, pasi kishte vërejtur se e kam shpërndarë intervistën me Vladimir  Markoviq (dhënë RTK), polic serb që kishte folur për një fugon që kishte dërguar në Serbi, trupa të vrarë civilësh shqiptarë, në ditën kur po tërhiqeshin forcat serbe nga Kosova”, shkruan Musliu.

    “Ai tha se në Naupare (afër Krushevcit në Serbi) ishin varrosur ata shqiptarë”.

    Më tej, Musliu ngreh pikëpyetje nëse shteti serb, po e mban këtë dëshmitar potencial  nën vëzhgim.

    “Mirëpo, kësaj radhe RTK ia kishte luajtur lojën regjimit të Vuçiqit, sepse intervista ishte bërë shumë më herët”, ka shkruar Musliu.

    “Me aq sa di unë, dëshmitari Markoviq ka dhënë dëshminë e tij edhe në Prokurorinë e Kosovës”.

    Për më shumë, intervistën e plotë të Markoviqit dhënë për RTK-në,  mund ta lexoni dhe ta dëgjoni në linkun më poshtë:

    Ekskluzive: Flet Vladimir Markoviq-Ju dëshmoj krimet ndaj shqiptarëve|Video (rtklive.com)

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.