×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    FMN tha se ekonomia kosovare u rrit për 7.5 %, ekonomistët përmendin shkaktarët

    FrontOnline
    13 Janar 2022

    Ekonomia e Kosovës shënoi një rritje prej 7.5 % në 2021-n.

    Kështu ka vlerësuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij për Kosovën.

    E kjo rritje vjen pas tkurrjes prej 5.3 për qind – që ndodhi shkaku i pandemisë – dy vjet më herët.

    Si faktorë që ndikuan për së miri,  përmendet lëvizshmëria e shtuar, politikat fiskale e mbështetja e jashtëzakonshme e diasporës.

    Krahas tyre edhe numri i lartë i personave të vaksinuar kundër COVID-19, gjë që pamundësoi mbylljen e vendit.

    Konstatimin në përgjithësi të organizatës ndërkombëtare po e shohin si real ekonomistët kosovarë.

    Safet Gërxhaliu, për Front Online, tha se përveç rritjes së eksportit dhe importit – në rritjen ekonomike ka ndikuar edhe eksportimi i shërbimeve digjitale të kriptovalutave, veprimtari kjo e cila ditë më parë u ndalua nga Qeveria e Kosovës.

    “Raporti i Bankës Botërore por edhe FMN-së është i përafërt dhe në këtë drejtim kontributin më të madh e ka dhënë në rritjen ekonomike, rritja e importi i cili në vitit 2021 ka shënuar një rekord më tepër se 4 miliard e 700 milion euro por në të njëjtën kohe kemi edhe rritje të eksporteve të Kosovës dhe kuptohet se edhe diaspora ka dhënë kontribut në këtë rritje ekonomike. Krejt kësaj duhet t’i shtohet edhe eksporti i shërbimeve digjitale për kriptovaluta, të cilin ditë më parë e ndaloi Qeveria e Kosovës”, thotë Gërxhaliu për Front Online.

    Ndërsa Mustafë Kadriaj, thotë se pavarësisht rritjes ekonomike nuk është ngritur mirëqenia e qytetarëve.

    “Natyrisht që në vitin 2021 u liruan sado pak masat anti covid që ka rezultuar në rritjen e aktivitetit biznesor në vend dhe kjo rritje natyrisht është më e madhe se vitin 2020, por nuk ka vend për ekzaltim për faktin qe nuk është ngritur mirëqenia tek qytetari”, theksoi ai për Front Online.

    Këtë pretendim, ai e bazon në moshapjen e vendeve të reja të punës.

    “Sado që është kjo rritje ekonomike nuk ka rezultuar në rritje të punësimit dhe mirëqenien pra këtu shihet dështimi i Qeverisë qe nuk ka marrë masa që këtë rritje ekonomike te kthen në zhvillim ekonomik ku do ndikonte në punësim dhe mirëqenie dhe si rezultat kemi gatishmërinë për të dalur jashtë vendit”, deklaroi ai për Front Online.

    FMN-ja, mes tjerash, në raportin e saj tha se inflacioni në vitin 2021 në Kosovë parashikohet të jetë rritur në më shumë se 5 për qind (nga viti në vit) për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve. /Front Online /

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Ekonomi22 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Bislimi ka deklaruar tri banesa, njëra në vlerë...
    Ekonomi21 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të...
    Të tjera
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti. Mbi...
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Vip23 Prill 2024
    Debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit ka degraduar deri në kërcënime pas mbarimit të pjesës së parë të Prime. Meritoni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.