Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi të premten një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars me qeverinë ukrainase, duke hapur rrugën për disbursimin e këstit të parë prej 2.7 miliardë dollarësh.

    Kredia jepet për të ndihmuar vendin të përmbushë nevojat e tij urgjente financiare.

    Është kredia më e madhe që ka marrë Ukraina që nga pushtimi rus më 24 shkurt 2022 dhe paketa e parë e madhe e ndihmës e miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në konflikt aktiv.

    “Paketa e ndihmës katërvjeçare pritet të mbështesë rritjen graduale ekonomike duke krijuar kushtet për rritje afatgjatë në një kontekst të rindërtimit pas konfliktit dhe në rrugën drejt integrimit në BE”, tha FMN.

    Mbështetja është pjesë e një programi të përgjithshëm të ndihmës financiare prej 115 miliardë dollarësh, prej të cilave 2 miliardë dollarë janë një fshirje e pjesshme e borxhit ekzistues.

    “Pjesa e mbetur prej 80 miliardë do të jepet nga donatorë dypalësh dhe shumëpalësh, për 20 miliardë dollarë në formë donacionesh, 60 miliardë dollarët e mbetur do të marrin formën e një kredie preferenciale,” shpjegoi një përfaqësues i FMN.

    Paketa e re e ndihmës në vitin e parë do të ndihmojë qeverinë ukrainase të garantojë një “buxhet të qëndrueshëm për vitin 2023”, duke lejuar forcimin e financave të shtetit duke ndihmuar në uljen e inflacionit.

    Faza e dytë do të synojë zbatimin e reformave të nevojshme strukturore “për të siguruar stabilitetin makroekonomik dhe për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e pasluftës”.

    Ukraina ka marrë mbështetje të konsiderueshme që nga fillimi i konfliktit, më 24 shkurt 2022, si nga Banka Botërore, e cila tashmë i ka dhënë më shumë se 20 miliardë dollarë, në formën e kredive ose granteve dhe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat ata i dhanë më shumë se 110 miliardë dollarë duke përfshirë mbështetjen ushtarake.

    Një pjesë e konsiderueshme e këtyre burimeve kontribuan në ruajtjen e funksionimit të shërbimeve publike dhe pagesën e pagave të nëpunësve civilë, si dhe në ofrimin e kujdesit për të zhvendosurit brenda vendit.

    FMN- ja po mbështet në rimëkëmbjen e pjesshme dhe graduale ekonomike këtë vit në Ukrainë, kryesisht falë mirëmbajtjes së infrastrukturës bazë, siç është rrjeti elektrik, i cili është objektivi i bombardimeve ruse. /abcnews.al

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    75 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë njoftime për bomba deri në orën nëntë të mëngjesit të sotëm. Kështu i është...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.