×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Fluturojnë” çmimet në Kosovë, rëndohet jeta e qytetarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2021

    30 copa ve, vjet në shtator kushtuan 1,95 cent. Sivjet 2,57 cent. Çmimi i kompletit është shtrenjtuar për 0.62 cent. Më të kushtueshme janë edhe produktet tjera si: qumështi e djathi.

    Thënë ndryshe, vlera e të tri këtyre gjërave ushqimore është rritur për  7.7 % brenda një viti në treg, shtator 2020 – shtator 2021, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dy vitet.

    Qytetarëve po u bie të paguajnë më shumë edhe për perime, këtë vit, sidomos për domate.

    Përderisa në shtator të 2020-s për 1KG të kësaj perime paguanin 0.58 cent, tash për po të njëjtën sasi atyre po u duhet të nxjerrin nga xhepi, 1.06 cent. Më shumë po paguajnë edhe për një perime tjetër. Kilogrami i specave të pa djegës ka shkuar nga 1,01 sa ishte në 2020 në 1.29 cent në 2021.

    Çmimi i këtyre dy perimeve dhe të tjerave në përgjithësi është ngritur për 19 %.

    Shtrenjtim ka edhe tek vajrat dhe yndyrat ushqimore, 28,2%. E edhe te karburantet.

    Për 32 cent është ngritur litri i naftës e për 34 ai i benzinës.

    Lëndë tjetër djegëse që ka shënuar rritje në çmim është druri. Një metër po kushton 40 euro sivjet, përderisa vjet ishte pak mbi 37 sosh.

    Për rritjen e mesatares prej 4,9 për qind të të gjitha produkteve të konsumit në muajin shtator 2021 krahasuar me atë 2020, i shqetësuar shprehet kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.

    “Qeveria do të duhet të ndikonte që të ndalonte disi ose të ngadalësohet  nuk kemi as ekonomi as politikë që do të munden të na ndihmojnë, ne duhet të bëhemi gati për një kohë të gjatë të ballafaqohemi me rritjen e çmimeve dhe të ballafaqohemi me këto rroga që janë të mjaftueshme për tu përball me këto ngritje të çmimeve”, u shpreh ai për Front Online.

    Qytetarët po ankohen se çmimet në treg kanë shënuar shumë ngritje në muajt e fundit.

    Qytetarja Mevlide Muslia ngritjen e çmimeve e sheh shumë të lartë dhe të tepërt.

    “Përgjithësi tu filluar prej supës e deri në mishra mos të flasin përgjithësi janë çmimet e rritura, për neve është e tepërt për shkak pandemia punë ka pakë e çmimet janë shumë të larta”, tha Musliu.

    Një qytetar tjetër ka hall më të madh.

    Thotë se me këto çmimet nuk mund të mbijetojnë.

    “100 euro pension i kam, çka me bo me 100 euro po ndoshta ndryshon diçka për të mirë se nuk mundemi kështu me jetuar” tha ky qytetar për Front Online.

    E dikush tjetër thotë se familjet nevojtare nuk munden me i përballu këtë çmime dhe duhet të ketë ndihmë nga institucionet tona.

    “Këto çmime janë të paarsyeshme marr parasysh se çfarë buxheti kanë familjet tona e masë rëndi e kanë ata që nuk e kanë kërkon të punësuar asnjë pension nuk e kanë si me ja dalë më ato çmimeve besoj që institucionet tona kanë me pas parasysh me ju dhëne ndihma këtyre familjeve nevojtare disi me i përballu këto”, thotë ky qytetar për Front Online.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai, me anë të një...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka...
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Sport16 Prill 2024
    Futbolli gjerman është në ditë zie pas vdekjes së ish-futbollistit të tyre. Bëhet fjalë për Bernd Hölzenbein, i cili ka qenë pjesë...
    Sport16 Prill 2024
    Lojtarët e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi kanë bërë një pakt përpara ndeshjes së ardhshme, Derby della Madonnina ndaj Milanit. Nerazzurrët kanë...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u...
    Sport16 Prill 2024
    Lionel Messi ka fituar para të majme që kur iu bashkua Inter Miamit në verën e kaluar. Klubi nga Major League Soccer...
    Lajme16 Prill 2024
    Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se dëshmitari i cili ka kodin 1 në këtë çështje gjyqësore, ka bërë kërcënim ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.