×
  • Lajme
  • Lajme

    Flota Operative e policisë në grevë, Sindikata vjen me paralajmërim për Qeverinë

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Ligji i Ri i pagave ka sjellur pakënaqësi në shumë sektorë.

    Dikush në shenjë revolte po e bojkoton edhe punën.

    I gjithë stafi i Flotës Operative për servisimin e automjeteve të Policisë, siç merr vesh Front Online janë në grevë.

    Të kontaktuar nga Front Online, nga Sindikata e Policisë e kanë pranuar se Flota Operative po punon vetëm për raste emergjente.

    Ata e kanë mohuar se ka grevë, por vetëm se ka pakënaqësi dhe nuk po punohet me kapacitete të plota.

     “Flota është në punë, janë duke i kryer disa punë emergjente, ato të domosdoshme janë duke i kryer, por jo me kapacitetet të plota”, thotë Imer Zeqiri, Kryesindikalist i Policisë.

    Zyrtarët policorë të Kosovës do të presin deri në fund të marsit, ashtu saç kanë marrë premtim nga qeveria.

    “Ne jemi marrë vesh edhe me të Flotës, edhe me të gjithë pjesëtarët policorë, po i presim premtimet që i kanë dhënë qeveritarët prej se e kemi pranuar pagën e shkurtit, se do ta qesin shtesën e rrezikshmërisë për zyrtarët policorë dhe do ta qesin edhe një shtesë për punë të veçantë dhe specifike për pjesën e stafit civilë. Nëse vërtetë as kjo nuk ndodh, pakënaqësitë kanë me qenë maksimum. Ashtu siç jemi marrë vesh, do të presim deri në fund të këtij muaji”, thotë ai për Front Online.

    Zeqiri thotë për Front Online se do të veprojnë ashtu siç kërkohet nga pjesëtarët policorë.

    “Nëse nuk ndodh, do të merremi vesh me pjesëtarët, edhe me zyrtarët policorë edhe me pjesëtarët e tjerë, çka do që kërkojnë ata edhe sindikata do të veprojnë njëjtë’, deklaroi ai për Front Online.

    Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës por këta të fundit kanë thënë që për këtë çështje duhet t’i drejtohemi Sindikatës së Policisë.

    Policët e kanë marrë pagën e muajit shkurt, sipas Ligjit të Pagave që ka hyrë në fuqi.

    Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

    Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

    Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18./Front Online/

     

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.