×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet studentja shqiptare që tërboi serbët me hartën e Kosovës, thotë se e kërcënuan me jetë

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple. E reja tregon për se me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata etj. Çfarë shpreson pas kësaj.

    Megi Cara është studentja e cila ka nisur një betejë virtuale me thirrjen për të vendosur Kosovën në hartën e markës së njohur Apple. 20-vjeçarja e cila prej kohësh jeton dhe studion në Londër, tregon për “Shekulli”-n si lindi ideja e këtij peticioni. “Është nisur për dy arsye kryesore: Asimilimi i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Preshevë dhe mungesa e shfaqjes së Kosovës në Apple Maps. Pasi dëgjuam lajmin se Palestina nuk ishte në hartat elektronike, njeri nga miqtë e mi bëri pyetjen: ‘Pse askush nuk po flet për faktin që Kosova nuk është në hartë?!’ Ai moment ishte kulminant për nisjen e peticionit nga ana ime. Synimi im dhe i të gjithë shqiptarëve që kanë nënshkruar peticionin në mbarë botën është që Kosova të ketë kufij të qartë territorial dhe të paraqitet me emër, sepse momentalisht paraqitet vetëm me dy koordinata gjeografike”– tregon ajo.

    Gushti muaj i nxehtë – Specialja merr vendim për aktakuzat e para

    Kërcënimet

    Studentja me origjinë nga Mamurrasi thotë se nisja e këtij peticioni ka revoltuar mjaft serbët të cilët e konsiderojnë Kosovën pjesë të tyren. Megi thotë se mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet deri në kërcënim për jetën, por kjo gjë nuk e ka frenuar atë për t’u tërhequr. “Më kanë ardhur mbi 30 mesazhe nga serbët dhe shumë komente prej tyre. Disa nga mesazhet kanë qenë mjaft fyese dhe disa të tjerë më kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, atyre personave u kam treguar se do flas me mediet dhe t’u tregoj shqetësimet e mia, pastaj ata janë larguar”– rrëfen studentja.

    Personazhet

    Në fjalën e saj, studentja thotë se ndihet mjaft e motivuar, pasi personazhet publike me famë ndërkombëtare e kanë plotësuar këtë peticion. “Numri i personazheve të famshëm që kanë suportuar peticionin duke e nënshkruar dhe shpërndarë, ka qenë i paimagjinueshëm nga ana ime. Duke filluar nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Besa Kokëdhima, Era Istrefi, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri, Kapital T dhe shumë e shumë të tjerë. Unë nuk kam patur kontakte me ta, por u jam mirënjohëse, sepse falë tyre peticioni u bë viral”– tregon më tej Cara.

    Përjashtimi

    Në një tjetër pikë në të cilën ndalet Megi është edhe arsyeja se përse Kosova nuk është pjesë e hartës së Apple. “Arsyeja e parë është për shkak të statusit konstitucional të Kosovës në Serbi ku Kosova njihet nga qeveria dhe populli serb si provincë e Serbisë. Arsyeja tjetër është se Apple konsultohet me Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pasqyrimin e shteteve në hartë dhe fatkeqësisht, Këshilli i Sigurisë së OKB-se ka pranuar kërkesën e Serbisë”.

    Shpresa

    Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete. “Duke qenë se Apple është një kompani e bazuar në SHBA dhe SHBA ka qenë ndër të parat që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, gjëja më e logjikshme dhe më e drejtë për t’u bërë nga Apple është që të marrë parasysh kërkesën tonë. Kam shumë besim që gjërat do ndryshojnë dhe do marrin një rrjedhë pozitive”– sqaron e reja . Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.