×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet njëri nga themeluesit e LDK-së: 15 vjet pas vdekjes së Rugovës, kjo parti është në krizën më të thellë

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Sot shënohet 15-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    E, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Rugova, Milazim Krasniqi ka thënë se 15 vjet pas vdekjes së tij LDK-ja tani është në krizën më të thellë.

    Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e pritur që do të ndodhte.

    “Presidenti Rugova ka qenë lider vërtetë historik i LDK-së, por edhe i Kosovës, ashtu që ka qenë krejt e pritshme që LDK-ja pas tij do të kishte një fazë krize . Faza e krizës nuk ka mujt të faktikohej, por unë jam i bindur që ka mundur të menaxhohej po të kishin përgjegjësi dhe vizionin e duhur ata që e trashëguan . Fatkeqësisht ata nuk e patën atë vizion dhe atë përgjegjësi ashtu që ajo hyri në krizë , fillimisht me atë Kuvendin fatkeq të karrigeve dhe pastaj ka ardhë deri sot ku është ndoshta në krizën më të thellë prej asaj kohe deri sot”, ka deklaruar Krasniqi, për FrontOnline.

    Krasniqi, thotë se kjo krizë brenda partisë ka ardhë si pasojë e fraksioneve.

    Ai përmend Vjosa Osmanin dhe grupin e saj, duke shtuar se kësaj krize po i prin edhe udhëheqësia e vjetruar.

    “Sot LDK-ja ballafaqohet me një krizë të brendshme shkaku i fraksionimit të Vjosa Osmanit dhe grupit të saj, por jo vetëm për këtë por LDK-ja ka edhe një udhëheqësi të vjetruar e cila nuk është reformuar për gjithë këto vite , ka një program qeverisës që nuk e ka dhënë provën që i përgjigjet probleme reale dhe të mëdha që ka Kosova , ashtu që sot ajo është në krizë dhe kriza e saj mund të përshkallëzohet në zgjedhjet e 14 shkurtit . Se si do të ishte LDK-ja me presidentin Rugova kjo nuk mund të parashikohet por ajo që është e logjikshme është që LDK-ja edhe me Rugovën po të ishte gjallë do të kishte nevojë për reforma rrënjësore, për ndryshime programore sepse problemet e reja që kanë dalë në këto 15 vjet dhe gjeneratat e reja që kanë hy në jetën sociale kërkojnë përgjigje konkrete dhe jo vetëm meritokraci”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ndërsa, i pyetur se a do të kishte LDK-ja rival politik në zgjedhjet e 14 shkurtit nëse ish-presidenti Rugova do të ishte gjallë, Krasniqi ka thënë se kjo mund të ndodhte.

    E, si shembull ka marrë edhe ish- disa president të vendeve të mëdha të cilët i kanë humbur zgjedhjet.

    “Këtë nuk mund ta parashikojmë sepse ka pasur lider të përmasave të tij në vende të ndryshme psh, qysh ka qenë Çerqilli në Britani ose Charles De Goli  në Francë me merita të mëdha historike, shumë më të mëdha madje , por që i kanë humbur zgjedhjet , pra në një demokraci normale edhe liderët historik mund t’i humbin zgjedhjet dhe do të mund t’i humbte edhe Rugova padyshim. Krejt do të varej prej performancës së partisë , ai ka qenë lider vizionar por nuk ka qenë një njeri praktik në vendimmarrje ashtu që jam i bindur edhe po të ishte gjallë do të kishte probleme në adaptimin me realitete e reja edhe politike edhe shoqërore të vendit tonë”, ka shtuar ai.

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi./FrontOnline/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Sport25 Prill 2024
    Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsideron,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.