Kryeministri sapoemëruar i Francës, François Bayrou, ka folur për popullin e tij për herë të parë që prej kur e mori sot pozitën nga presidenti Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se askush nuk e di vështirësinë e situatës së vendit të tij më mirë se ai.
“Jam i sigurt se ka shumë pengesa që do të duhet t’i kapërcej,” shtoi ai.
“Ulja e borxhit të Francës është një detyrim moral. Ne po paguajmë borxhin për dekada duke zgjedhur të mos veprojmë”.
Por ai gjithashtu u zotua të “pastroj diskursin politik nga fjalët boshe”.
“Ka dy gjëra në të cilat unë jam mjaft i përqendruar deri në një obsesion – muri i xhamit që është ndërtuar midis fuqive politike dhe njerëzve,” tha Bayrou, shkruan France 24.