[wp-story]

Lajme

Flasin nga Vetëvendosja, tregojnë se kur do të takohen Kurti e Mustafa

Flasin nga Vetëvendosja, tregojnë se kur do të takohen Kurti e Mustafa
11:55 | 15 Janar 2020

Tetë takimet e mbajtura ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës, nuk kanë rezultuar me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton Front Online.

Takimi i nëntë ndërmjet dy liderëve do të mbahet vetëm pasi që LDK-ja ta shqyrton ofertën e fundit që i’a bëri Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka thënë përt Front Online, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Na e kemi dërguar ofertë e fundit te LDK-ja,  jemi duke pritur  që ta shqyrton  kuvendi i LDK-se,  dhe më pas të na njoftojnë në mënyrë qe të bëhet takimi i radhës ndërmjet Kurtit e Mustafës“, ka thënë Manxhuka shkurt për Front Online.

Kujtojmë se të dy liderët e dy partive politike deri me tani kanë mbajtur tetë takimi, por nuk kanë rezultuar me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje pasi që problem po del të jetë ndarja e posteve.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera