×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Flasin nga Spitali në Prizren: Gjendja e të plagosurve është stabile

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjentari në Prizren. Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

    “Janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në abdomen dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dy janë duke marrë trajtim në Emergjencë. Aktualisht, të dy janë gjendje stabile por do duhet trajtim i mëtejmë, ndoshta edhe kirurgjik”- tha drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

    Avdaj, poashtu mohoi një informacion të pakonfirmuar i cili thoshte se i lënduari 61 vjeçare kishte ndërruar jetë në spital.

    “Për momentin nuk kam një informacion të tillë. Do të iu njoftojmë për çdo zhvillim por gjendja aktuale e të lënduarëve është stabile”.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi gjithashtu ka thënë se lajmi i publikuar në një medium është i pavërtetë

    “Mund të konfirmoj se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe lajmi i publikuar në media është i pavërtetë”, ka thënë ai për Front Online.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Në Llapnasellë janë arrestuar pronarët e një auto-servisi dje pasi dyshohet se e kishin thyer veturën e një personi pas një mosmarrëveshjeje....
    Lajme13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit për therjen me thikë mbrëmë në Pejë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë për shkak se e kishte kanosur me thikë vëllanë e tij. Në raportin 24-orësh të...
    Vip13 Korrik 2024
    Kylie Jenner, e cila do të mbushë 27 vjeç më 10 gusht, ndau lansimin e saj të fundit për linjën e saj...
    Sport13 Korrik 2024
    Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, filloi fushatën e tij përpara një turme entuziaste në Detroit të premten, duke deklaruar pa mëdyshje: “Unë jam...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.