×
  • Vip
  • Vip

    Flamuri “Autochtonus”, babai i Dua Lipës kapet keq me propagandistin serb

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta pasi në llogaritë e saja zyrtare në rrjete sociale ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbi shkrimi “Autochtonus”. Një flamur me pamje të njëjtë ishte valëvitur edhe mbi Beograd natën e ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë.

    Një veprim i tillë i këngëtares s’i ka pëlqyer fare serbit me shtetësi kandaeze, Boris Malagurski, i cili është producent filmash e shkrimtar me qëndrime publike anti-shqiptare.

    Malagurski publikimin e fotografisë së “Shqipërisë së Madhe” nga Dua Lipa e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi” dhe ka thënë se duhet të dënuar.

    “Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar Malgaurski.

    Ndaj një reagimi të tillë s’ka qëndruar i heshtur babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me producentin serbo-kanadez.

    Dukagjin Lipa i ka thënë serbo-kanadezit se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruaj reagime të tilla në twitter.

    Malagurski ka reaguar përsëri.

    “Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.

    Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak kur vjen nga një njeri i cili ka më së paku dy diploma.

    “Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.

    Malagurski ka vazhduar polemikën duke i thënë Lipës se “logjika e juaj është e gabuar. Flamuri me stil të ISIS-it tregon Shqipërinë e Madhe. Unë nuk jam ai që e mbështet ekspansionizmin ekstremist – ju jeni”.

    Në drejtim të Malagurskit ka lëshuar kritika të ashpëra edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur si kukull të putinit, dhe një propagandues serb e mohues i gjenocidit.

    Nga Rubrika
    Vip11 Shkurt 2025
    Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother...
    Vip11 Shkurt 2025
    Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i është përgjigjur kritikave që mori në internet pasi iu...
    Vip11 Shkurt 2025
    Më 14 shkurt, pra në Ditën e të Dashuruarve, Capital T do t’ju tregojë fansave të tij disa “Sekrete”. Ai ka zbuluar...
    Të tjera
    Kronika12 Shkurt 2025
    Një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani” ka gjetur një portofol në të cilin ndodheshin 125 euro dhe...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë të kryetares së...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ende nuk ka nisur seanca ndaj Erion Veliajt. Arsyeja është se kanë ikur dritat në gjykatë. Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline për mundësinë e formimit të Qeverisë së re....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.