×
  • Vip
  • Vip

    Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Fjolla Morina ka bërë reagimin e parë që prej ‘zhurmës’ që u bë për arrestimin e saj.

    Ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi në veturën e saj u gjetën dy armë.Këngëtarja ka dalë para gjyqit bashkë me dy personat që ishin duke e shoqëruar, ndërsa për të u vendos masa e arrestit shtëpiak.Me këtë rast, Fjolla po detyrohet që të qëndrojë në Kukës, derisa ta vuajë arrestin shtëpiak.

    Që prej kur ndodhi rasti, ajo nuk kishte thënë asnjë fjalë në publik, por përmes postimit të fundit, këngëtarja reagoi e mllefosur.Fjolla thotë se këto ditë lexoi gjëra që nuk ekzistojnë për të, andaj shton se me këtë po shkatërrohet familja e një personi që nuk e meriton këtë gjë.

    Artistja shton se të gjitha fajet i merr mbi supin e saj, por lutet që të mos futin në këtë rast njerëz që nuk kanë lidhje me të.“E kuptoj mjaft mire qe te jesh person publik cdo gje do te hiperbolizohet por deri ne nje fare pike te gjithe ne kete jete nuk jemi te pagabueshem e ju qe drejtoni gishtin nga une beni mire te numeroni gabimet tuaja nganjehere. Cfar skam lexuar keto dite per veten time! Gjara qe dhe une si dija..por te shkruani me emer e mbiemer dike i cili nuk ka asnje lidhje intime me mua kjo eshte keqdashje e paste. Po shkaterroni familjen e nje njeriu i cili nuk meriton kete “show”. Po shkruani gjera te paqene dhe po lendoni nje familje e femije. Fajet e mia i marr vet mbi sup ama ligesine per pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni ne valle njerez familjare!”, ka shkruar ajo.

    Nga Rubrika
    Vip28 Prill 2025
    Besart Kelmendi, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ka dhënë intervistën e tij të parë në një program të...
    Vip27 Prill 2025
    Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime të shumta në lidhje me Eglin dhe Gjestin. Kjo e para ka deklaruar se prindërit e...
    Vip26 Prill 2025
    Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ngjarjet e datës 29 prill: Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00) Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të...
    Lajme29 Prill 2025
    Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s. Mëngjesi do të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.