×
  • Sport
  • Sport

    Finlanda ia shkakton humbjen e tretë Kosovës

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Finlanda e regjistroi fitoren e dytë në kualifikimet për EuroVolley, pasi shënoi fitore ndaj Kosovës me rezultat 3:0.

    Në një paraqitje të zbehtë të përfaqësueses sonë dhe përballë një kundërshtari jashtëzakonisht cilësor, “Dardanet” kanë patur ngecje të mëdha në secilin prej setave. Finlandezet e fituan setin e parë 25:15, përcjell FrontOnline.

    Kosova e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke avansuar 7:2, për ta detyruar trajnerin e finlandezeve të reagonte menjëherë më time-outin e parë.

    Kjo edhe u shërbeu skandinaveve, të cilat hynë në një seri të mirë duke barazuar në 7:7, e pastaj për ta marrë epërsinë për herë të parë në ndeshje, te rezultati 8:7. Seria prej 8:0 vazhdoi duke i mundësuar Finlandës shkëputje në 10:7.

    Me time-outin e dytë të thirrur në një kohë të shkurtër, Lorik Ilazi arriti për një kohë të ndërprejë këtë ritëm të mirë të kundërshtareve, duke u afruar në 9:12. Finlanda e fiton setin e parë 25:15.

    Në periudhën e dytë, Kosova e regjistron paraqitjen më të dobët në një set, gjatë këtyre kualifikimeve, duke e humbur setin e dytë 25 me 10. Në setin e dytë, Finlanda e nisi shumë më mirë sesa të parin.

    Finlandezet avansuan në fillim 7:1 pas gabimeve të njëpasnjëshme të ekipit kosovar, e kështu vazhduan edhe te 10:3, kur Lorik Ilazi kërkon ndërprerjen e parë. Asgjë nuk ndryshoi as në vijim, kur Finlanda e thellon epërsinë në 13:3, e më vonë edhe 18:5.

    Për herë të parë në këtë kampanjë të kualifikimeve Ilazi, në fund të setit e inkuadroi edhe Lorina Mehmetin, që debuton në fanelën e Kombëtares.

    Ky ishte seti më i dobët i Kosovës në këto kualifikime nga tri ndeshjet e zhvilluara.

    Në periudhën e tretë, Finlanda e vazhdoi ritmin e dy periudhave paraprake dhe nuk lejoi befasi.

    Ato prapë e hapin setin me epërsi të hershme prej 9:2, e pastaj edhe në 15:7. Kosova nuk arriti ta rrzikojë në asnjë moment fitoren e sigurtë të “skandinaveve”, të cilat triumfojnë 3:0.

    Finlandezet synojnë të kualifikohen, të paktën nga pozita e dytë, edhepse kampanja e kualifikimeve vazhdon me fazën e dytë.

    Megjithatë, secila prej kombëtareve do të ketë edhe tri ndeshje, në fazën e dytë të kualifikimeve që zhvillohet na 13-15 Maj 2021, në Nitra të Sllovakisë./FrontOnline/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në praninë...
    Sport19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së mbrojtur Suela Muminoviq-Gjakova, për...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.