×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Finlanda dhe Suedia janë të angazhuara për anëtarësim të përbashkët në NATO

    FrontOnline
    02 Shkurt 2023

    Finlanda dhe Suedia mbeten të përkushtuara për t’u bashkuar me NATO-n, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj kandidaturës suedeze, thanë kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë të përbashkët për media në Stokholm të enjten, më 2 shkurt.

    Turqia ka thënë se mund të miratojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO përpara asaj të Suedisë, por presidenja dhe ministri i Jashtëm finlandez e kanë hedhur poshtë këtë ide, duke argumentuar se siguria e dy vendeve nordike varet nga njëra-tjetra.

    “Nuk më pëlqen kjo atmosferë, pozicioni ku Suedia paraqitet si një fëmijë problematik në klasë. Nuk mendoj se është kështu”, tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

    “Suedia gjithashtu plotëson të gjitha kërkesat që nevojiten për t’u bërë anëtare e NATO-s,” shtoi ajo, raporton rel.

    Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij vazhdoi t’i bindet një marrëveshjeje trepalëshe për anëtarësimin në NATO të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.

    “Ne e nisëm këtë udhëtim së bashku dhe e bëjmë rrugëtimin drejt anëtarësimit së bashku”, tha Kristersson, duke iu referuar përpjekjeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

    Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

    Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.