Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 është të premten teksa finalistët kanë zgjedhur që në ditët e fundit t’i sheshojnë gjërat mes tyre.
Kësisoj, Xheneta i ka kërkuar falje Drilonit për një përplasje shumë javë më parë ku i kishte përmendur edukatën nga familja, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kam dashtë me të kërku falje për edukatën, por nëse e ke marrë ndryshe të kërkoj falje, nuk dua të dalë nga shtëpia pa të kërkuar falje. Po të kërkoj falje sinqerisht”, u shpreh Xheneta.
Njësoj veproi edhe Driloni i cili u shpreh se me zemër i kërkon falje Xhenetës për të gjitha gjërat që i kishte thënë vetëm e vetëm që ta nxjerrë nga vetja.
“Edhe unë të kërkoj falje për çdo send, të kam kërku falje por ke harru. Me zemër të kërkoj falje për fjalët që i kam përdorë me të qitë prej vetës sikur ti mu, po unë të kam qitë më shumë prej vetës – të kërkoj falje”, u shpreh Driloni.
Të dy finalistët u përqafuan dhe i pranuan kërkim faljen njëri-tjetrit. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.