×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon rinumërimi i 494 vendvotimeve në QNR

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve, për të cilat mori vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se arsyet e rinumërimit të këtyre vendvotimeve mund të kategorizohen në katër grupe kryesore:

    1.            Gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve 35 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak se gjatë auditimit është vërejtur se nuk janë bartur saktë votat e subjekteve politike në formularin e rezultateve.

    2.            Gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve 6 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të problemeve teknike. Këta formularë janë plotësuar në mënyrë të paqartë dhe nuk mund të lexohen me saktësi.

    3.            Në formularët e rezultateve të kandidatëve, në 370 vendvotime, është vërejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik dhe në raste të caktuara të gjithë kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.

    4.            Në 83 vendvotime, gjatë krahasimit të votave të subjekteve politike me votat e kandidatëve, rezulton se te të gjitha këto raste subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidati apo kandidatët kanë vota dhe anasjalltas.

    Elezi ka thënë se në përgjithësi, numri i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë dhe 12 vendvotimet e rinumëruara javën e kaluar është 506 vendvotime.

    Në anën tjetër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

    Përmes këtij procesi do të mund të saktësojmë numrin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit.

    Deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, që siç e dini brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime.

    Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosoës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide.

     

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.