Bota/Rajoni

Fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
12:26 | 05 Korrik 2022

Në selinë e NATO-s filloi ceremonia e nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë, me të cilin fillon procesi formal i ratifikimit.

“Ky është një moment historik për Finlandën, Suedinë dhe NATO-n. Me 32 vende, ne do të jemi më të fortë dhe qytetarët tanë më të sigurt përballë krizës më të madhe të sigurisë në dekadat e fundit,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ambasadorët e NATO-s nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, në prani të krerëve të diplomacisë të dy vendeve, Pekka Havista dhe Anne Linda./FrontOnline/

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera