×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon ofrimi i shërbimeve në spitale që ishin anuluar për shkak të pandemisë

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Më 11 nëntor të vitit të kaluar, Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, kishte marrë vendim që në institucionet publike shëndetësore të ofrohen vetëm shërbime për rastet emergjente.

    Megjithatë, kjo javë janë kthyer të gjitha shërbimet që u kanë munguar qytetarëve për gati dy muaj, raporton Gazeta Express.

    Nga 5 janari të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend kanë filluar përgatitjet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

    Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor tani e tutje mund të kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet publike shëndetësore.

    Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur për Express, se kanë marrë vendim që të fillohet puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e në spitalet rajonale.

    Nga ky institucion është thënë se klinikat dhe spitalet e përgjithshme do të bëjnë planin mujor operativ të ndërhyrjeve kirurgjike elektive në bashkëpunim me anesteziologët.

    “Bazuar në konkluzat nga mbledhja e Komitetit të ShSKUK-së për menaxhim të situatës me COVID-19, ka filluar puna në ambulancat specialistike të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. Të gjitha terminet bëhen vetëm me telefon, me numër të reduktuar të pacientëve, duke respektuar masat anti-COVID”, është thënë nga ky institucion.

    Ndërsa, edhe drejtorë të klinikave dhe spitaleve e kanë pohuar se nga sot do të fillojnë të ofrojnë shërbimet që kanë munguar nga muaji nëntor.

    Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se gradualisht do të fillojnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

    “Ne e kemi marrë udhëzimin për fillimin e shërbimeve tjera. Shërbimet është e paraparë të ofrohen. Shërbimet specialistike variojnë prej spitalit në spital varësisht prej hapësirave, në këtë mënyrë ne fillojmë gradualisht t’i kthejmë shërbimet. Terminet për këto shërbime do të bëhen përmes telefonit, në mënyrë që të respektohen masat kundër COVID-19”, ka thënë ai.

    Ndërsa, drejtori i Spitalit të Gjakovës ka thënë se do të fillojnë ta bëjnë një plan për kryerjen e operacioneve elektive, të cilat nuk kanë mundur të kryhen deri tani.

    Ai ka thënë se shërbimet tjera janë dhënë në këtë spital.

    “Te ne nuk janë kryer operacionet elektive. Mirëpo ne kemi marrë një udhëzim për fillimin e kryerjes së operacioneve. Ne do të bëjmë një plan për kryerjen e tyre”, ka thënë ai.

    Kujtojmë që marrja e vendimit për pezullimin e disa shërbimeve shëndetësore nuk ishte parë mirë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

    Ata kishin kërkuar që të gjehen mënyrë që përkundër pandemisë, shërbimet tjera të mos u mungojnë qytetarëve.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.