×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon “Java e Sigurisë në Komunitet”, policia me aktivitete nëpër rajone të vendit deri më 14 qershor

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Sot ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor.

    Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se Policia e Kosovës ndër të tjera sot ka shpërndarë edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese.

    Tutje, thuhet se qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit polici-qytetar si dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.

    “Sot më 5 qershor 2023, Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me autoritetet tjera dhe OSBE-në, në rajonin e Prishtinës ka filluar aktivitetet në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet” që si qëllim kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë”.

    “Gjatë këtij organizimi sot në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të KLSP-së (Komitetet Lokale për Siguri Publike), zyrtarë policor, nxënës dhe përfaqësues të organizatës rinore-ROR, interesimi i qytetarëve ishte inkurajues dhe në drejtim të Policisë u parashtruan pyetje të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë.Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të lartcekur u organizua edhe kuizi i diturisë me theks njohuritë në fushat e policimit në bashkësi, siguria në trafik, bullizmi dhe dukuritë tjera negative. Policia e Kosovës shpërndau edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese, përderisa nga OSBE u ndanë dhurata. Java e Sigurisë në Komunitet do të vazhdoj edhe nëpër rajonet tjera të vendit deri më 14 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.