[wp-story]

Lajme

Fillon fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Fillon fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje
07:56 | 05 Shtator 2019

Sot mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës, me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”, e cila do të mbahet në objektin e Ish Rilindjes.

Hapjen e ceremonisë do ta bëjë Ministri i në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Fatmir Matoshi, kurse të ftuar do të jenë të gjithë Kryetarët e Komunave dhe drejtorët e Departamenteve të Urbanizimit në komuna përkatëse.

Takimi ka për qëllim njoftimin e kryetarëve dhe drejtorëve mbi procesin e legalizimit dhe procedurave administrative që duhet të ndiqen që nga aplikimi e deri tek legalizimi i objekteve, konformë Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe Udhëzimeve Administrative që dalin nga ky ligj.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera