×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    FIFA reagon pasi një tjetër punëtor vdes në Katar gjatë fazës së grupeve

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Federata Botërore e Futbollit (FIFA) shprehu “keqardhjen e thellë” pas lajmit se një punëtor, një emigrant, i cili ishte i punësuar në një nga lokacionet e Kupës së Botës, ka humbur jetën.

    Bëhet fjalë për një filipinas, i cili u vra teksa punonte në resortin e përdorur nga kombëtarja e Arabisë Saudite, raporton BBC, transmeton FrontOnline.

    Nga kampi i Organizatës Botërore të Futbollit, u tha se janë njoftuar për ngjarjen tragjike të ndodhur, për të cilën megjithatë nuk ka detaje të tjera përveç faktit që ka ndodhur. FIFA tha se është në kontakt me autoritetet lokale nga të cilët do të përpiqet të mësojë më shumë se si ndodhi vdekja e punëtorit.

    “FIFA shpreh keqardhje të thellë për këtë tragjedi dhe mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e punëtorit”, tha Federata Botërore e Futbollit.

    “Do të jemi në gjendje të komentojmë këtë rast vetëm kur të ketë përfunduar i gjithë procesi lidhur me vdekjen e punëtorit”, thuhet në mesazhin e FIFA-s.

    Kjo është vdekja e parë e punëtorëve në Katar gjatë Kupës së Botës, por një numër i madh i tyre, sipas disa raporteve deri në 6,500, kanë vdekur në 10 vitet e mëparshme gjatë ndërtimit të të gjithë infrastrukturës për Kupën e Botës.

    Për shkak të trajtimit të punëtorëve, kryesisht emigrantëve, Katari prej kohësh është nën sulmin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por për FIFA-n kjo nuk ishte pengesë që ky vend të përgatiste dhe organizonte eventin më të madh sportiv në planet siç ishte planifikuar./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.