×
  • Sport
  • Sport

    FHK liron nga detyra dy përzgjedhës të grupmoshave të reja

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e kryetarit, Eugen Saraçini.

    Në këtë mbledhje Bordi ka diskutuar për paraqitjen e përfaqësueseve të reja në Kampionatet Evropiane të kësaj vere, përcjell FrontOnline.

    Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kosovës U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Kosovës U18, Fatmir Muhaxheri.

    Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve.

    Kabashit në fakt i ka përfunduar mandati dyvjeçar, kurse Muhaxheri ishte i angazhuar vetëm për Evropianin në Letoni. Ai vazhdon angazhimin në shtabin teknik të Kosovës A.

    Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin tonë.

    Së shpejti bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave./FrontOnline/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.