×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja paralajmëron aplikimin e sistemit VAR edhe në Ligën e Parë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

    KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat po rrjedhin mjaft mirë, ndërkaq që aplikimi i sistemit të VAR-it u vlerësua si shumë i dobishëm që reflektoi siguri, duke mënjanuar gabimet eventuale, për të hequr dilemat te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit, përcjell FrontOnline.

    Pra kjo ka dhënë kontribut të madh në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave.

    Prandaj KE diskutoi që të krijohen mundësitë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë Kampionat, por kjo kërkon një analizë të gjithanshme.

    KE shqyrtoi edhe raportet për ecurinë e zhvillimit të ndeshjeve të përfaqësueses A, të meshkujve dhe femrave, përfaqësueses U-21, U-19, U17 ku kjo e fundit arriti kualifikimin për Elite Round. Po ashtu KE diskutoi edhe ndeshjet e përfaqësueses U17 të femrave, e cila po ashtu arriti të kualifikohet për Elite Round, ndërkaq

    Përfaqësuesja U19 e femrave pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

    KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të përfaqësueses A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes.

    Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A.

    Tutje KE diskutoi për procesin e zhvillimit të strategjisë së FFK-së për periudhën 2022-2026. ku po punohet me përkushtim dhe ku janë përfshirë të gjithë sektorët dhe Departamentet përkatëse në bashkëpunim me organet dhe këshillat relevante të UEFA-s.

    KE diskutoi edhe për Projektin e zhvillimit të grup-moshave të reja dhe Akademitë e futbollit nëpër klube.

    KE mori Vendim për datën e mbajtjes se ceremonisë së shpalljes së Laureatëve për vitin 2021. Kështu Ceremonia e shpalljes së Laureatëve do të mbahet më 22 dhjetor, ndërsa për këtë emëroi edhe Komisionin përkatës në përbërje:

    1. Agim Dibrani
    2. Vjollcë Krasniqi
    3. Xhelal Broja
    4. Naser Ajeti
    5. Agim Nura
    KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport20 Korrik 2024
    Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25. Në listën e trajnerit Thiago...
    Sport20 Korrik 2024
    Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e vendit të tyre, të dorëzuar nga...
    Sport20 Korrik 2024
    Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, shprehet i emocionuar për sfidën ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës, e cila do të...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.