[wp-story]

Lajme

Fetahu: 33 mijë e 558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës, në kategori të gabuar

Fetahu: 33 mijë e 558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës, në kategori të gabuar
10:27 | 27 Tetor 2020

Kandidati për të parin e Podujevës, nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu ka deklaruar sot se dy pagesa në vlerë prej 33 mijë e 558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

Fetahu tha se ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës.

Ai tha se vlera e parë prej 31 mijë e 128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna pa bazë ligjore, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna PA bazë ligjore.

Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit. Kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore.

E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit.

Ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat do t’ua bëjmë publike llapjanëve një nga një. Mjaftë më”.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera