Feronikeli 74 më në fund e ka shijuar fitoren e parë sezonale në Superligë.
Ekipi nga Drenasi mposhti sot në shtëpi Suharekën me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 15-të.
Hasan Hyseni kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të, duke shënuar nga penalltia.
Stivian Janku dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të, kurse vetëm shtatë minuta më vonë Feronikeli 74 e shënon edhe golin e tretë.
Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i nderit në mintuën e 58-të nga Adem Maliqi.
Me këtë fitore, Feronikeli 74 tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e fundit, nëntë më pak se Ferizaj.
Në anën tjetër, Suhareka mbetet përkohësisht në vendin e pestë me 19 pikë të grumbulluara.