×
  • Vip
  • Vip

    Fero e pranon në Gjykatë se e goditi në shpinë një person, kaq mund të dënohet

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    I akuzuari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan është deklaruar fajtor se goditi me duar në shpinë të dëmtuarin Abaz Abazi, i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

    Pas leximit te aktakuzës nga prokurorja Huma Jetishi, i akuzuari Shabani ka pranuar fajësinë, duke thënë se është pajtuar me të dëmtuarin Abazi dhe se i ka kërkuar falje.

    Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja Jetishi.

    Më pas, gjyqtari i vetëm gjykues, Veli Kyreziu ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Feronit Shabani, për kryerjen e veprës penale sipas aktakuzës së lartcekur.

    Gjyqtari Kryeziu shtoi se pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza dhe se aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose faktike.

    Shqyrtimi fillestar ka vazhduar me fjalën përfundimtare të prokurores Jetishi, e cila tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzës.

    Pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, prokurorja i propozoi gjykatës që me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

    Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin Abaz Abazi, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që i pandehuri fillimisht ndalet me veturë e tij para të dëmtuarit dhe pas një mosmarrëveshje verbale, del nga vetura dhe të njëjtin e godet me duar në shpinë.

    Aktakuza thotë se për shkak të lëndimeve të pësuara, i dëmtuari kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, sipas raportit mjekësor kualifikohen si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Me çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185, paragrafi 1 nënparagrafin 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vite. /BetimipërDrejtësi

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për rrugëtimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka falënderuar Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se ndonëse komunat mund ta kenë vullnetin për të përmbushur...
    Lajme12 Shtator 2024
    Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale. Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt. Konfiskimi i armëve u...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.