×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermeri 79 vjeçar nga Suhareka flet për vështirësitë, tregon se deri tash ka humbur 300 mijë euro

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Një jetë të tërë ia kushton punimit të tokës, e asnjëherë më vështirë nuk e patën të mbijetojnë si fermerë se sa tani. Për pesë dekada, familja Bajraktari kultivon kultura të ndryshme bujqësore e me këtë veprimtari edhe jetuan, por tani humbjet e mëdha që po i pësojnë gjatë kohës së pandemisë, po u shkaktojnë telashe të mëdha.

    79 vjeçari nga Suhareka tregon për KosovaPress, se së bashku me katër djemtë e tij kanë më shumë se 60 hektarë tokë që kanë punuar këtë pranverë. Në kohën kur filluan që disa kultivime bujqësore të dalin në shitje, vendin dhe jo vetëm, e ka bllokuar situata pandemike.

    Janë më shumë se 300 mijë euro humbje që ka pësuar Ramadan Bajraktari gjatë kohës së pandemisë, e për këto pesë dekada ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur vështirësi më të madhe për të mbijetuar si fermerë.

    Bajraktari: Unë punoj që 40-50 vjet

    “Ne e punojmë këtë punë që 40-50 vjet, unë që e punoj, kështu që jemi marrë me këtë veprimtari të bujqësisë. Kemi mbjellur, kemi edhe bahçe por edhe prodhime bujqësore, grurë, e misër. Sa i përket, për nga ana e komunës për ndihma e sene, asnjëherë nuk kemi pasur. Nuk e di unë pse, po krejt me forcat tona i kemi punuar”, thekson 79 vjecari nga Suharekës.

    60 hektarët tokë në Shirokë të Suharekës, Ramadani i punon me katër djemtë e tij, dhe me dhjetëra punëtorë. Thotë se tërë jetën ia ka kushtuar kësaj veprimtarie, por që vështirësi të madhe kanë tani edhe për të gjetur punëtorë.

    Bajraktari: Po kemi vështirësi për të gjetur punëtorë

    “Për punëtorë është pak vështirë se këta të rinjtë veç gati po ikin prej këtu. Nuk po donë me punu këtu, se nuk po ka perspektive. Por, megjithatë, unë me katër djemë punoj këtu, por edhe nipërit këtë veprimtari”, tregon ai.

    Humbjet që i ka pësuar familja Bajraktari janë deri në 300 mijë euro.

    Bajraktari: Kemi pasur humbje deri në 300 mijë euro

    “Ne i kemi 60 hektarë tokë duke i punuar me grurë, misër. Kjo pandemi shumë na la prapa sepse më qe dy muaj, tre pak kemi punuar. Tash pak masi është liruar kjo pandemia, pak më mirë, dhe ka ardhur deri tek korrja e grurit, punimit të misrit e të gjitha….Përafërsisht humbje sigurisht janë 200-300 mijë euro. Tash e pas nëse korren ende, duhet me pas pak fitim”, shton ai.

    Duraku ka bërë thirrje që të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë, sepse sipas tij në të kundërtën gjithë këto toka do të mbesin ‘djerrinë’.

    Bajraktari: Kërkojmë që të na i mbulon humbjet komuna

    “Ne kërkojmë që të na ndihmojnë komuna si komunë, për me i mbulu këto humbje se më këto humbje viti i ardhshëm është pak më zor. E tash sa na ndihmojnë nuk e dimë. Deri tash jo, e tash ta shohim”, thekson Bajraktari.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e 867 mijë e 107 euro. Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK,  Ferat Shala, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se mungesa...
    Lajme14 Janar 2025
    Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi. Treni...
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Sokol Havolli, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në qytetin e Gjilanit. Havolli thotë...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. I pari...
    Vip13 Janar 2025
    Sara ka dhënë arsyetimin e saj se pse e meriton çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ajo tha se...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Leo...
    Vip13 Janar 2025
    Xuxi tha se ai duhet ta fitoj çmimin për shkak të nevojave familjare. Megjithatë, jo patjetër, pasi tha se aty brenda ka...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.