Kronika

Ferizajasi kërcënon fqinjin, thotë se bagëtitë e tij ia dëmtuan oborrin

Ferizajasi kërcënon fqinjin, thotë se bagëtitë e tij ia dëmtuan oborrin
12:19 | 14 Shtator 2020

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur një tjetër

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Ferizaj, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pretendon se viktima është duke e penguar në oborrin e tij me bagëti dhe mjete pune, dhe po ashtu e kishte kanosur viktimën që rastin mos ta raportoj në polici”, njofton policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera