Kronika

Ferizajasi dërgohet me forcë në një vend të panjohur, rrihet dhe i merren para

Ferizajasi dërgohet me forcë në një vend të panjohur, rrihet dhe i merren para
08:48 | 22 Shtator 2022

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga tre të dyshuar të cilët e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Viktima ka raportuar se pasi e kanë rrahur i kanë marrë një shumë prej 327 eurove dhe pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti i cili ka ndodhur në Ferizaj është në procedurë hetimore.

DETYRIM

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj  kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe  pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.

Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company

Të tjera