[wp-story]

Kronika

Ferizaj: Theret me thikë një person

Ferizaj: Theret me thikë një person
11:29 | 09 Shtator 2020

Një person është therur me thikë në Lloshkobare të Ferizajt. Rasti ka ndodhur të martën rreth orën 16 e 20 minuta.

Policia ka njoftuar se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr tretmanin e mëtejmë mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor ne Emergjencën e Ferizajt ku për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera