×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ferizaj: Patrullimet e policisë me “veturë inteligjente” kapin 680 kundërvajtës në janar

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj njofton se gjatë patrullimeve me “veturë inteligjente” e cila ka të instaluara pajisje të avancuara elektronike (sensorë dhe radarë), ka identifikuar dhe shqiptuar 680 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë muajit janar 2025.

    Në kumtesën për media bëhet e ditur se shkeljet më të shpeshta përfshijnë:

    – Mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes,  370 gjoba

    – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 38 gjoba

    – Skadimi i regjistrimit të automjetit, 32 gjoba

    – Xhamat e errësuar në automjet, 29 gjoba

    – Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 20 gjoba

    – Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 17 gjoba

    – Tejkalime të parregullta, 12 gjoba

    – Shkelje të tjera, 162 gjoba

    Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.

    Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje të vërejtur në trafik.

    Njoftimet mund të bëhen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, apo edhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.