[wp-story]

Lajme

Ferati: Vjosa Osmani, e vetmja shpresë për ndryshim

Ferati: Vjosa Osmani, e vetmja shpresë për ndryshim
14:34 | 13 Shtator 2019

Ilir Ferati, i cili garon në këto zgjedhje nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook, ka lavdëruar profesoreshën e tij të studimeve Vjosa Osmanin.

Ndër të tjera, Iliri, në postimin e tij ka shpërfaqur mbështetjen e tij të plotë për kandidaten e LDK-së për Kryeministër, duke u bazuar në, sic ka thene ai, cilësitë e larta profesionale dhe vullnetin e saj të hekurt për drejtësi qe ajo mbartë.

Iliri ka potencuar që ai tek Vjosa sheh të vetmen shpresë për ndryshim në Kosovë, dhe pikërisht fakti që ajo është nënë dhe grua, do të guxojë të luftojë për të ardhmen e fëmijëve tanë ma shumë se çdokush tjetër.

Ilir Ferati është nga Istogu dhe është djali i të ndjerit Fadil Ferati, i cili ishte nënkryetari i LDK-së dhe kryetar shumëvjeçar i komunës së Istogut./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera