×
  • Kronika
  • Kronika

    Fëmijët që ranë në pus kanë lidhje familjare, policia jep detaje lidhur me rastin

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e dy fëmijëve të cilët humbën jetën në një pus në Milloshevë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar gjithashtu se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.

    Ai ka dhënë detaje duke treguar se fillimisht 3 fëmijë kishin hyrë në pus, ndërsa 2 prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

    Kelani po ashtu ka treguar se fëmija i parë është nxjerrë nga një fshatar, por fatkeqësisht ndihma e parë e dhënë nga ai dhe policia e Kosovës nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën.

    Ai gjithashtu ka treguar se fëmijët janë të moshës 9 deri në 11 vjeçar dhe të njëjtit kanë lidhje familjare ose miqësie mes veti.

    “Më lejoni që në emër të policisë së Kosovës t’iu shprehim ngushëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdekjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqe artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqe dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani

    Nga Rubrika
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një burrë dhe një grua. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një femër raportohet të jetë zhdukur në Vushtrri. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri me një karikator dhe...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.