×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FDA miraton përdorimin e plazmës konvaleshente për trajtimin e Sars-CoV-2

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka miratuar përdorimin e plazmës konvaleshente për trajtimin e pacientëve të hospitalizuar me Sars-CoV-2. Ekspertët kanë deklaruar se plazma e gjakut tek pacientët e shëruar nga koronavirusi është i pasur me antitrupa

    Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për autorizimin emergjent të metodës së trajtimit të pacientëve me COVID-19, përmes plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar.

    Njoftimi më 23 gusht vjen në prag të Konventës Kombëtare Republikane pasi presidenti përballet me presion për të përmirësuar situatën e pandëmisë që ka vrarë 175,000 amerikanë, ka goditur ekonominë dhe ka dëmtuar perspektivën e tij të rizgjedhjes në nëntor.
    Pasi Agjencia e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi përdorimin e këtij lloji të trajtimit, Trump e quajti atë si “një përparim”. Ekspertët thonë se plazma e gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 me siguri ndihmon pacientët e tjerë të infektuar të shërohen, edhe pse studimet për këtë nuk kanë qenë përfundimtare dhe ka edhe ende pikëpyetje se kur duhet të ofrohet ky trajtim, dhe çfarë doze nevojitet.

    “Ky produkt mund të jetë efektiv në trajtimin e COVID-19 dhe përfitimet e njohura dhe të mundshme të produktit tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme të tij”, tha FDA në një deklaratë. Shkencëtari kryesor për FDA, Denise Hinton tha se agjensia dëshiron të autorizojë trajtime të sigurta dhe potencialisht të dobishëm për të shpëtuar jetë.

    “Ne jemi të inkurajuar nga të dhënat premtuese të hershme që kemi parë në lidhje me plazmën”, tha Hinton. Plazma e gjakut merret nga pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi, pasi gjaku i tyre është i pasur me antitrupa që mund të luftojnë virusin.

    Mbi 70,000 pacientë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara kanë marrë një transfuzion të tillë të plazmës së gjakut.Një ditë para njoftimit të FDA, presidenti Trump kritikoi agjencinë për vendosjen e pengesave burokratike mbi zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve të COVID-19, për arsye politike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.