×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FBI u bën vetting ushtarëve të Gardës Kombëtare që do të bëjnë roje gjatë inaugurimit të Bidenit

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    FBI ka po u bën vetting ushtarëve të Gardës Kombëtare të vendosur në Washington për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, nga frika e një sulmi nga brenda radhëve.

    Procesi u konfirmua nga Sekretari për Ushtrinë, Ryan Mccarthy, në një intervistë për “Associated Press”.

    “Jemi duke e vijuar këtë proces, duke verifikuar për herë të dytë e të tretë të gjithë personelin e caktuar për këtë operacion”, tha McCarthy.

    AP raportoi se ushtarët janë marrë në pyetje nga FBI që prej mbërritjes në kryeqytetin amerikan më shumë se një javë më parë. McCarthy tha se deri tani nuk është diktuar asnjë element i rrezikshëm.

    Procesi i verifikimit të 25 mijë trupave të pranishme në Washington pritet të ketë përfunduar brenda së mërkurës, kur Biden do të bëjë betimin për të nisur mandatin e tij si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Unë...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti s’ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij. “Ne i kemi dhënë kryeministrit...
    Lajme27 Mars 2024
    Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi sfidën e parë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës....
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shkruar për vdekjen e vëllait të tij, Trimit. Në një postim prekës, Ferati drejtohet me fjalët...
    Lajme27 Mars 2024
    Lidhur me mundësinë e rrezikut të një sulmi të ri nga Serbia, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se shqetësimi nuk...
    Lajme27 Mars 2024
    Memli Krasniqi është sonte i ftuar në Presssing dhe tregoi arsyet pse u vendos që Hamza të jetë kandidat i PDK-së për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.