Auto&Tech

FBI publikon aplikacionin që trajnon qytetarët si agjent gjatë karantinës

FBI publikon aplikacionin që trajnon qytetarët si agjent gjatë karantinës
11:24 | 25 Mars 2020

Mbrëmjen e djeshme Mbretëria e Bashkuar u fut në karantinë.

Që nga palestra në shtëpi e deri te gatimi, shumë të vetë-izoluar kanë filluar një sërë aktivitetesh për tu argëtuar gjatë karantinës.

Tani FBI-ja ka zgjedhur t’i ndihmojë njerëzit dhe ka nxjerrë një aplikacion, i cili ju mundëson të trajnoheni si një agjent gjatë vetë-izolimit.

FBI-ja shpjegon: “Aplikacioni ynë është informues dhe ndërveprues. Nëse doni të bëheni një agjent apo jeni thjesht kurioz, ky aplikacion ju mëson bazat e njohurive fizike të një polici.”

Përdoruesit do të jenë në gjendje të shikojnë video që demonstrojnë formën dhe procedurat e duhura për secilën komponent të testit. Ai gjithashtu ka GPS për të siguruar përvojën e vërtetë të trajnimit të FBI.

Pas marrjes së një përmbledhje të testit, ju mund të zgjidhni të merrni përsipër sfidën duke krijuar një profil gjatë stërvitjes. Në përfundim të testit të fitnesit, do të keni piket nga sistemi dhe protokolli i pikëve të FBI, të përdorur për aplikantët.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera