×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FBI nis hetimet pasi pilotët denoncojnë ‘njeriun fluturues’ në 1000 metra lartësi

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    FBI ka nisur hetimet mbi raportimet e dy pilotëve të linjave ajrore se kishin pikasur në ajër një njeri me komplet fluturimi në rreth 1000 metra lartësi pranë aeroportit të Los Anxhelos në SHBA.

    Ende nuk janë dhënë shpjegime për ngjarjen misterioze që shokoi pilotët dhe kullën e kontrollit, edhe pse disa ekspertë shprehen skeptikë.

    David Mayman, drejtues i kompanisë Jetpack Aviation, tha se mjeti mund të ketë qenë një dron megjithëse dëshmitarët ishin të sigurt që ngjante me një person.

    Kompania e tij nga Los Anxhelos po punon së bashku me ushtrinë e SHBA për krijimin e një komplet personal fluturimi dhe mohoi se mund të ketë qenë prototipet e saj.

    “Me teknologjinë që ekziston për momentin kjo ende nuk ka gjasa”, tha Mayman.

    “Mua më pëlqejnë kur më surprizojnë, por ende nuk ka arritur njeri të fluturojë nga toka në 1000 metra dhe të kthehet përsëri gjallë. Mjete të tilla e konsumojnë shpejt karburantin.

    Në vitin 2019, Jetpack Aviation priste të kishte mjetin e saj ngritës individual për ushtrinë e SHBA por prezantimi është shtyrë prej problemeve teknike.

    Mjetet e tyre mund të fluturohen nga një person ose në formë droni ndërsa një tjetër model përshkruhet si ‘motoçikleta e parë fluturuese’ me misionin ‘të shpëtojë jetë’.

    Kompania beson se mjete të tilla mund të përdoren për të transportuar më shpejt mjekun te pacienti ose në spital, si dhe për të zhvendosur pajisje, të cilat do të ishin në rrezik nëse transportoheshin me helikopter./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Të tjera
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...
    Lajme21 Mars 2025
    Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Gazeta Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.