Shefi i stafit në Presidencë, Faton Peci, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka votuar kundër vendimit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit, ndërsa vendimi është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë.
Peci njofton se duke pasur parasysh këtë vendim të Kuvendit, Osmani si udhëheqëse e të dy institucioneve, përkundër që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimmarrje selektive diskriminuese, pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës dhe se ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik.
Në bazë të kësaj, u.d. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerr vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civil.

Të tjera
-
07:37 | 24 Shkurt 2021
-
00:44 | 24 Shkurt 2021
-
00:25 | 24 Shkurt 2021
-
00:06 | 24 Shkurt 2021
-
00:05 | 24 Shkurt 2021
-
23:48 | 23 Shkurt 2021
-
23:47 | 23 Shkurt 2021
-
23:30 | 23 Shkurt 2021
-
23:29 | 23 Shkurt 2021
-
23:27 | 23 Shkurt 2021
-
23:22 | 23 Shkurt 2021
-
23:10 | 23 Shkurt 2021