Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për prapaskenat e kandidmit të Isa Mustafës për pozitën e kryetarit të LDK-së, raporton Front Online.
Ai thënë se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, i është betuar Sejdiut në kokën e fëmijëve të vet, sa ky ishte kryetar i LDK-së, se nuk ka ambicje për kryetar të LDK-së.
“Isa Mustafa ka ardhur në zyrën time dhe është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të vet se nuk ka ambicje të bëhet kryetar i LDK’së. Unë kam dashur ta besoj sepse jam marrë me punët e shtetit, jo me partinë”, është shprehur Sejdiu.
Tutje, veprimet e Mustafës, Sejdiu i quajti therje pas shpine.
“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë. Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu, në T7 /Front Online.