×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Rugova deshi të më bëj kryeministër në vitin 1998

    FrontOnline
    03 Gusht 2021

    Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës dhe ish-kryetar i LDK-së, ka thënë se ka qenë afër që të bëhej kryeministër i Kosovës në vitin 1998, me bekimin e Presidentit Ibrahim Rugova. Sejdiu ka thënë se propozimi kishte ardhur nga vet Rugova, pas zgjedhjeve të ’98-s, kur LDK-ja kishte fituar shumicën.

    “Në pjesën e formimit të Qeverisë ishte paraparë që Kryeministër i Kosovës të jetë drejtpërdrejt në Kosovë. Propozimi i LDK-së, që kishte mandate më shumë dhe miratimi edhe i Rugovës në frymën e përgjithshme ka qenë, që unë të jem kryeministër i ri i Kosovës. Kjo është e ’98-shit”, ka rrëfyer Sejdiu.

    “Ishte vendim dhe unë pranova me të gjitha sfidat që mund të vinin”, ka vazhduar ish-presidenti.

    Por, vendim i i Rugovës që ai të bëhej kryeministër nuk ishte realizuar, për shkak të rrethanave politike të asaj kohe.

    “Pastaj, u bënë disa lëvizje dhe Rugova më thirri në takim dhe më tha a të vjen keq, sepse kryeministri duhet të jetë nga LBD-ja. Jo thashë, nuk më vjen keq”, ka treguar Sejdiu.

    Sejdiu ka rrëfyer edhe pjesën e organizimit të zgjedhjeve në atë kohë dhe kundërshtimet që kishin pasuar, e që si rrjedhojë në zonën e Drenicës kishte dështuar organizimi i këtyre zgjedhjeve.

    Sejdiu ka treguar se si Kuvendi i mandatuar nga ato zgjedhje kishte miratuar dy ose tri rezoluta ku mbështetej lufta e UÇK-së, tekstin e të cilave e kishte shkruar vet ai.

    “Në atë kohë është bërë Kuvendi i Kosovës, i marsit ’98. Ka qenë një presion që të mos mbahen zgjedhjet. Me përjashtim të një pjese të Drenicës që nuk janë mbajtë zgjedhjet, në pjesë të tjera janë mbajtë. Është konstitutuar Kuvendi, është zgjedhur Idriz Ajeti kryetar i Kuvendit, janë nxjerrë dy tre rezoluta dhe e them pa modesti që teksti i tyre është teksti që unë e kam bërë dhe ka kaluar në Kuvend, që LDK dhe institucionet e Kosovës mbështesin luftën e armatosur të UÇK-së”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman. Sipas njoftimit të zyrës së...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë. Për këtë rast tragjik,...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajqi, është përshkruar si një grua “që e dashuroj...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje...
    Lajme16 Prill 2024
    Projekt-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë parashikon, ndër të tjera, që 11 korriku i çdo viti të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Opinione16 Prill 2024
    Autori është Konsull Nderi i Maltës në Kosovē: Kosova ka qenë gjithmonë një minierë e njerëzve të mbërrirë. Nëse bota e muzikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.