×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatime Haxhiu e merr vakinën anti-Covid në Zveçan: Sapo dëgjova për vaksinimin, erdha me gëzim

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Fatime Haxhiu ka qenë ndër të parët që ka shkuar sot në Qendrën Shëndetësore të Zveçanit për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit. Ajo dhe shumë qytetarë të tjerë janë mbledhur aty përkundër motit me shi, për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit që ua solli Qeveria e Serbisë.

    Ajo ka thënë se e ka marrë vaksinën me shumë gëzim, ndërsa për këtë e ka falenderuar shtetin e Serbisë.

    “Sapo dëgjova që vaksinimi i personave të moshuar do të fillonte në vendin tonë, erdha menjëherë dhe e mora vaksinën me shumë gëzim. Falë shtetit të Serbisë, i cili na mundësoi të mbrohemi nga ky virus”, tha Haxhiu.

    Një qytetar tjetër, Dushan Bozhoviq po priste gjithashtu radhën për ta marrë vaksinën në korridorin e Qendrës Shëndetësore, ndërsa tha për mediumin serb në Kosovë, “Kosova Online” se në asnjë moment nuk ka pasur asnjë dyshim nëse duhej ta merrte vaksinën.

    Unë besoj në sistemin tonë shëndetësor dhe kjo është arsyeja pse erdha me gëzim për të marrë vaksinën. E falënderoj shtetin e Serbisë dhe të gjithë ata që na mundësuan të marrim këtë vaksinë”, tha Bozhoviq.

    Midis qytetarëve të shumtë, Milanka Markoviq, edukatore në pension, e mori gjithashtu vaksinën e Zveçan.

    “Faleminderit të gjithë atyre që bënë përpjekje të na sigurojnë këto vaksina, në mënyrë që të mos harrohemi për asnjë moment. Me këtë, ne hoqëm një barrë të madhe nga vetja”, tha Markoviq.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka ndodhur një konflikt mes dy asamblistëve. Njëri nga asamblistët e Vetëvendosjes i është vërsulur...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.