×
  • Lajme
  • Lajme

    Fati politik i Kosovës në vitin 2020/ Zgjedhje të parakohshme, riformatim i qeverisë apo pajtim mes partnerëve?

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti po përballet me sulme nga opozita, por edhe nga brenda koalicionit qeverisës.

    Me vetëm 61 vota për, 2 prej tyre të kontestuara – qeveria Hoti po konsiderohet si fragjile dhe këtë përveç opozitës po e shfrytëzojnë edhe partnerët brenda koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net.

    Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte propozuar vetën për president të ardhshëm të Kosovës dhe siç duket nga këtu ka buruar tensioni i krijuar midis AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Edhe më transparent dhe më i theksuar ky tension u pa kur në Uashington, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Hoti u dirigjua nga Kosova, konkretisht nga Ramush Haradinaj lidhur me një pikë të marrëveshjet të kontestuar nga ky i fundit.

    Delegacioni i Kosovës u vonua në takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump – sepse kreu i AAK-së, Haradinaj kërcënoi me tërheqje të ministrave nga qeveria Hoti, rrjedhimisht me tërheqje nga qeveria aktuale.

    E lidhur me këtë, në Kosovë është përmendur shpesh se mund të ndodh një riformatim i qeverisë e nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar tash e sa javë mbledhjen e nënshkrimeve për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, gjë që po duket vështirë e arritshme.

    Njohësit e çështjeve politike shprehen se është vullneti i deputetëve ai që përcakton nëse kjo qeveri do të vazhdojë edhe më tutje të jetë në pushtet ose do të shpërndahet Kuvendi e do të shkohet në zgjedhje.

    Analisti Ramush Tahiri shprehet se fati politik i Kosovës ka disa vite që është i paqëndrueshëm për shkak të vendimmarrjeve jo-demokratike të liderëve të partive politike.

    Sipas Tahirit, ishte turp që delegacioni i Kosovës dirigjohej nga Kosova në takimin që u mbajt në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë nën prezencën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ku edhe u arrit marrëveshje.

    “Fati politik i Kosovës ka vite që është i keq sepse është i paqëndrueshëm dhe varët nga vendimmarrjet jo-demokratike të liderëve që janë sherifa lokalë ose që janë bajraktarë të partive politike dhe që ua diktojnë qëndrimet edhe qeverisë por edhe deputetëve, dhe kjo për turpin tonë u pa më së mirti në Uashington kur nga banesa dhe dhomat e tyre dirigjojshin anëtarët e delegacionit që ishin atje dhe që udhëheqës i delegacionit ishte kryeministri dhe këto nuk i kishte Serbia dhe presidenti Trump priti më shumë se gjysmë ore delegacionin e Kosovës dhe pikërisht për dallime partiake.”, tha Tahiri.

    Më tutje, Tahiri shprehet se brenda qeverisë, deputetët, ministrat dhe partitë politike duhet të kultivojnë ndërgjegje shtetërore dhe jo partiake. Ai ka përmendur disa shembuj të traditës politike në Kosovë, ku kryeministri nuk ka qenë shefi i të gjithë ministrave.

    “Nuk e di çfarë dinjiteti kanë deputetët në Kuvend ose ministrat sepse kur zgjedhesh me ndërgjegje shtetërore e kombëtare dhe jo partiake dhe pastaj nuk duhet ta dëgjosh liderin e partisë dhe këtu kështu e kemi pasur, prej kur Lutfi Haziri i thoshte qeverisë së Agim Çekut se ministrat e LDK-së qeverisin vetë dhe ne iu themi atyre dhe më vonë që vazhdoi me Pacollin e Haradinajn. Arsyetimet e kryeministrit që po thotë se jam kryeministër i të gjithëve dhe i përfaqësoi të gjithë nuk vlejnë.”, tha Tahiri.

    Ai ka thënë se kjo ndarje e rreptë i ngjanë fiseve të Afganistanit, por se sipas tij, me një manual të vogël mund të kuptohet se si funksionon qeveria, duke shtuar se qëndrimet politike të partive duhet të harmonizohen me program qeverisës.

    “Kjo i ngjanë fiseve të Afganistanit por që në Kosovë po ndihen mirë të veprojnë kështu, të gjithë po flasin për mos-transparencë të qeverisë, por me një manual të vogël e sheh siç funksionon qeveria, në qeveri nuk ka politika partiake sepse kjo rregullohet me program qeverisës.”, tha Tahiri.

    Më tutje, ai ka thënë se rënia e qeverisë varet nga deputetët, por sipas tij është keq që qeveritë zakonisht rrëzohen për interesa partiake.

    “Këto janë për mua papjekuri totale. Tash a bjen qeveria ose jo varet nga deputetët, për mua është keq që masa ose rrëzohet ose jo qeveria është interes partiak dhe jo interes i Kosovës dhe jo vetëm tek AAK-ja, por edhe tek koalicione të tjera të mëhershme, faktikisht nuk më duket që ka ndonjë ideal politik ose ndonjë dinjitet, mirëpo mua po më duket keq kur po lëvizin nga partitë kinse për parime.”, tha Tahiri.

    Në anën tjetër, analisti Rasim Alija shprehet se qeveria Hoti ka qenë fragjile që nga fillimi, nisur nga mënyra e zgjedhjes së saj por sipas tij gjithashtu edhe kërcënimet e përjavshme të AAK-së për dalje nga koalicioni vetëm sa e rrisin këtë fragjilitet.

    “Sa i përket fragjilitetit të qeverisë Hoti, normalisht që është fragjile, ka qenë që në fillim me mënyrën e zgjedhjes së saj, kemi këtu parasysh z.Shala ndaj të cilit është bërë trysni, plus kemi edhe votën e deputetit Etem Arifi me aktakuzë që ka votuar, pra kjo që në start ka qenë fragjile, shto këtu faktin që ka të bëjë me marrëdhëniet e partnerëve, këtë rast me AAK-në, kërcënime të përjavshme por që nuk po reflektojnë me një shkarkim të qeverisë Hoti qoftë me një mocion të mosbesimit, pra do të jetë problematike që të arrihet të votohet mocion i mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.”, tha Alija.

    Derisa Hoti shprehet se është vështirë të arrihet mocion i mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, shton se kjo ndodh për shkak të partive politike dhe qëndrimeve të tyre, ku vijnë në konsiderim edhe interesat e tjera oplitike.

    “Kjo për shkak të qëndrimit të partive politike. AAK pavarësisht se çdo javë po kërcënon, në këtë fazë është problematike për ta që të votojnë pro mocionit të shkarkimit sepse kalkulohen interesat tjera elektorale. Kemi edhe PDK-në që po i thotë VV-së se kur t’i keni 61 vota, do ta votojmë mocionin, por se nuk japim nënshkrime për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe në këtë relacion mund të ketë të drejtë në kalkulimet politike sepse kryetari i saj po ballafaqohet me një aktakuzë të supozuar dhe kjo reflekton në hapat politike sepse PDK-së do t’i duhej të hynte në proces zgjedhor pa kreun e partisë.”, tha Alija.

    Në fund, ai thotë se në këtë vit nuk do të ketë zgjedhje dhe përmend qershorin e vitit 2021 si të mundur që të mbahen ato.

    “Nuk besoj që këtë vit do të ketë zgjedhje, gjasat më së shumti janë që qershori i vitit të ardhshëm të jetë muaji i zgjedhjeve sepse kjo lidhet edhe me zgjedhjen e presidentit dhe potencialisht shkuarjen në zgjedhje si pasojë e mosmundësisë së zgjedhjes së presidentit dhe kjo varet edhe nga konfirmimi ose jo i aktakuzës ndaj z.Veseli dhe z.Thaçi dhe të gjithë këta indikatorë i bëjnë të pamundura zgjedhjet në këtë kohë, përveç nëse AAK del unilateralisht nga koalicioni dhe të kalkulojë siç ka kalkuluar vitin e kaluar, por që kësaj radhe të kalkulojë gabim dhe padyshim që Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte zgjedhjet në këtë situatë aktuale.”, tha Alija.

    Se cili do të jetë fati politik i Kosovës gjatë vitit 2020 mbetet të shihet, por tensionet opozitë – pozitë po bëhen më të ashpra dita-ditës dhe tensionet midis partnerëve po thellohen gjithashtu.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.