×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjet vazhdimisht kishin probleme, detaje të reja lidhur me rastin tragjik në Podujevë

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

    Aty ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

    Indeksonline përmes burimeve mëson se dy familjet para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.

    Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.

    Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.

    Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

    “Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Gjatë mbrëmjes së 12 shkurtit, përkatësisht në ora 22:12, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, gjegjësisht në sallën “1 Tetori”, ditën e djeshme ndodhi një incident, ku komisionerët e LDK-së...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur. Sipas pamjeve të publikuar nga televizioni Besa, shihet se në këtë aksident janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, i ka kërkuar Kosovës të zgjohet shpejt. Komenti i tij vjen duke iu referuar...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat:...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka apeluar publikisht te kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, për lirimin dhe...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë GJKKO ka zbutur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.