Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët obligohen t’i furnizojnë me barna të prekurit me COVID-19 shkaku i mungesave në QKUK

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Familjarët e personave pozitivë me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, të cilët janë të shtrirë në klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të obliguar t’i furnizojnë me medikamente familjarët e tyre, për shkak se në këtë institucion mungojnë disa barna.

    Ndonëse konsiderohen që këta familjarë janë raste kontakti me të infektuarit me koronavirus dhe sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës do të duhej të vetizoloheshin, po ndodh e kundërta.

    Familjarët e pacientëve, para ose pas vizitës së pacientëve, që e bëjnë në baza ditore, po ngarendin rrugëve të Prishtinës, qoftë në barnatore, markete apo edhe në restorante përreth klinikave.

    Familjarja e pacientit me COVID-19, Sazie Baraliu çdo të dytën apo tretën ditë e viziton bashkëshortin brenda Klinikës Infektive, ku ai po trajtohet. Ajo këto vizita i bën sepse duhet t’i blejë barnat që i kërkojnë infektologët për trajtimin e bashkëshortit të saj.

     

    “Këtu e kam shokun (bashkëshortin) tash e dhjetë ditë në Klinikën Infektive. Për çdo ditë jo, por kam ardhur çdo dy – tre ditë. I kam sjell rrobe, por është dashur të blej edhe barna si gjilpëra strup për koll, por medikamente të tjera. Por, po duhet patjetër edhe të shërbej se nuk po ka kush tjetër”, tha ajo.

    Profesionistët shëndetësorë brenda klinikave, thonë se herë pas herë ka mungesë të barnave. Kjo për shkak se pacientët me COVID-19, që janë duke u trajtuar brenda QKUK së, kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese dhe rrjedhimisht përdorin barna të caktuara, e që brenda klinikave ndodh që mos t’i kenë.

    Në Klinikën Infektive, infektologu Sali Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se sa i përket barnave të listës esenciale, por edhe barnave që tashmë po trajtohen pacientët me COVID-19, i posedojnë shumicën prej tyre në klinikë. Por, ai shton se ka mungesë të kohëpaskohshme të disa ilaçeve dhe ndodh që të mbeten pa to, deri në furnizimin e radhës, për dy ose tre ditë.

    “Ndonjëherë ndonjë ilaç, për shkak të sëmundjeve shoqëruese, duhet ta blejnë pacientët, por kryesisht barnat esenciale i kemi në klinikë. Ndodh një ditë, dy, të kemi vonesë për shkak se ne ndonjëherë duhet t’i ndërrojmë barnat për shkaqe shëndetësore, varësisht prej sëmundjes klinike. Por, unë nuk besoj se familjarët vijnë në vizita për shkak të blerjes së barnave’’, tha Ahmeti.

    Valbon Krasniqi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, tha se në asnjë mënyrë nuk arsyetohet defilimi i familjarëve të pacientëve që janë pozitivë me COVID-19. Megjithëkëtë ai pranon se mungesë të barnave mund të ketë kohë pas kohe, por që ka mënyra të tjera që pacienti të vjen deri te barnat.

    Por, Krasniqi shton se në vazhdimësi familjarët kanë insistuar dhe kanë gjetur mënyra që të futen në dhomat e personave që janë të infektuar me koronavirus.

    “Sa i përket ardhjes së familjarëve nëpër klinikat ku i kanë familjarët COVID pozitivë, ne kemi kërkuar edhe asistimin e Policisë së Kosovës. Në lidhje me mungesat e barnave të caktuara, kohë pas kohe që mund të paraqiten, e që ato janë kryesisht barna të sëmundjeve kronike ose shoqëruese që i kanë. Megjithëkëtë, familjarët mund t’i sjellin dhe infermieret t’i marrin ato. Pacientët mund të jenë të shtrirë në ditët e para, dhe ndodh që barnat nuk i marrin me vete. Megjithatë nuk arsyetohen assesi defilimi i pacientëve nëpër klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19”, tha Krasniqi.

    Ndërkaq, Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, bëri të ditur se sa i përket terapisë mbështetëse që janë trajtuar pacientët me COVID-19, furnizimi pothuajse gjatë tërë kohës ka qenë stabil. Për barna të tjera, për sëmundje shoqëruese të caktuara që kanë pacientët, ndodh të mos i kenë në klinikë.

    “Çështja e menaxhimit klinik të rasteve është e rregulluar me protokoll të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Qendrës Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjes. Pra është e ndaluar vizita te pacientët me COVID-19. Në Kosovë ka edhe qytetarë të atillë që sakrifikojnë për të qenë afër familjarëve të tyre, por për aq sa kemi informacion menaxhmenti i SHSKUK-së dhe i klinikave ku ka pacientë të shtrirë po e bëjnë të pamundur të shmangin kontaktet e familjarëve të personave që janë pozitivë me COVID-19. Ndonëse furnizimi me barna është stabil dhe i qëndrueshëm, ndonjë mungesë eventuale duhet të bëhet në mënyrë të sigurt. Jo familjari të futet brenda”, tha ai.

    Por, Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë brenda QKUK-së, thotë se familjarët e personave të prekur me COVID-19, vazhdimisht janë duke i shoqëruar të sëmurët edhe brenda dhomave ku ata po trajtohen.

    “Ky është një arsyetim se duhet të ju blejnë barna dhe duhet të hyjnë brenda. Është e vërtetë që ka nevojë ndonjëherë për barna, por infermierja del jashtë dhe i merr. Por, vetë familjarët na ofendojnë, na shtyjnë dhe me dhunë dëshirojnë të hyjnë brenda. Tash kemi kërkuar përforcim nga policia dhe asnjë familjarë nuk guxon të hyjë brenda. Aktualisht po rrinë nëpër dhoma, dalin bashkë jashtë. Ne përmes sigurimit po i qesim jashtë, por po e gjejnë mënyrën dhe po hyjnë prapë”, tha Mehmeti.

    Deri më 16 korrik, në Kosovë janë regjistruar 5,472 raste me koronavirus. Prej tyre, 124 persona kanë vdekur dhe 2,640 pacientë janë shëruar.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,...
    Lajme31 Maj 2023
    Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin...
    Lajme31 Maj 2023
    Ish i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar përsëri për tensionet në veri. Me anë të një...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.