[wp-story]

Lajme

Familjarët me fjalë prekëse për personin që vdiq dje nga të shtënat me armë në Prishtinë

Familjarët me fjalë prekëse për personin që vdiq dje nga të shtënat me armë në Prishtinë
09:32 | 06 Shtator 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën katër persona, dy prej të cilëve më pas ndërruan jetë.

Raportohet se deri te ngjarja e kobshme ka ardhur për çështje pronësore, derisa policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar.

Njëri nga personat që ka vdekur si pasojë e plagëve të marra raportohet se është Bashkim Mehmeti i cili jetonte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Familjarët janë shprehur të shkatërruar me vdekjen tragjike të tij. Ata e kanë kujtuar atë si njeri që gjithmonë u ka qëndruar pranë në momente të vështira. Njëri nga familjarët e tij ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij Facebook.

Ndërkohë nga QKUK kanë konfirmuar se gjendja e dy të plagosurve të tjerë është shumë e rëndë.

 

 

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera