×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të vrarëve kërkojnë që serbët dhe Serbia të gjykohen për krimet në Kosovë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Mejreme Kelmendi nga Gjakova ka 21 vite që kërkon drejtësi për dy djemtë e saj njëri 10 vjeç dhe tjetrin 12 vjeç dhe bashkëshortin të cilët në natën e 24 janarit të vitit 1999 forcat serbe me makineri të blinduar ia vranë pamëshirshëm.

    Ajo thotë se për një nënë nuk ka më të vështirë se sa t’i varrosë dy fëmijët e saj.

    Kelmendi: Nuk kish asgjë më kiamet se me i varros dy fëmijët e

    “Më 24 janar të ‘99-s në orën 20:00 kanë dalë dhe i kanë gjuajtur ‘shkijet’ (serbë) me blind dhe i kam dëgjuar të gjuajturat unë kur kanë bërë me blind kam dal atë natë i kam kërkuar sen (asgjë) nuk kam ditur. Të nesërmen kur e kam lëshuar televizionin dhe kur e kam dëgjuar krejt janë vrarë. Kanë ardhur OSBE kur kanë ardhur asgjë nuk kam kërkuar vetëm kam thënë fëmijët le të mi kthejnë… I varrosëm pas 4 ditëve nuk kish asgjë më kiamet se me i varros dy fëmijët e të shkosh për Shqipëri e t’i lësh varret e fëmijëve”, thotë mes lotësh Kelmendi.

    Për këtë nënë që ka humbur të dashur të saj nuk është aspak e drejtë që të gjykohen shqiptarët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e jo serbët që vranë e masakruan fëmijë, pleq gra e burra në Kosovë.

    Kelmendi: Është dashur të gjykohen serbët

    “Jo në rregull t’i gjykojnë shqiptarët, pse, më mirë është dashur të gjykohen serbët se sa kanë mbytur gra e fëmijë nuk ka shiku, është deshtë të gjykohet ‘shkau’ (serbi) të dënojë ‘shkaun’ (serbin), ku janë fëmijët e mi dhe mijëra fëmijët ato është dashur me t’i dënojnë… Pse t’i dënojë këta Gjykata Speciale ne e kemi mbrojtur vendin tonë kanë ardhur na kanë vrarë këtu, ata kanë bërë krime ata kanë veç a kanë mundur me mbyt dhe masakru’ nuk kanë shiku’ çka është e qysh shqiptarin me dënua, ‘shkaun’ ta dënojnë, t’i çojnë në Gjykatë, ku u dënua një ‘shka’, ku u gjykua një ‘shka’ ku”, theksoi ajo.

    Të prekur me veprimet e Prokurorisë Speciale janë shprehur edhe familjarët e 377 personave të vrarë e zhdukur në masakrën e Mejës.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë paramilitarët serbë Lush Krasniqit nga fshati Ramoc të komunës së Gjakovës ia vrau dy vëllezërit dhe axhën e tij. Trupat e tyre tashmë prehen në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës./kp/

    Për Krasniqin tendencat për njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë qëllim këqija.

    Krasniqi: Tendencat nga çdo anë janë qëllim këqija

    “Tendencat nga çdo anë janë qëllim këqija dhe janë të ndryshme por asgjë që është e pastër nuk mund të njolloset, UÇK-ja nuk mund të njolloset nuk është në pyetje që është duke u sulmuar UÇK-ja se pjesëtar i UÇK-së kam qenë edhe unë… Mendoj që këtu ka tendenca qëllimkëqija dhe askush që akuzohet për çka do qoftë nëse nuk ndihet fajtor nuk ka nevojë t’i frikësohet asnjë gjykate”, theksoi ai.

    Më 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur propozim aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Lajmi për këtë aktakuzë erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashigtonit, derisa më pas ky i fundit e anuloi pjesëmarrjen e tij. E këtë të hënë kreu i shtetit, Hashim Thaçi është ftuar për intervistim nga prokuroria e Hagës.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.